Motosport

Vershtapen niset i pari në shtëpinë e tij, më pas dy Ferrarit

Gazeta Si – Kualifikim në fije të perit. Kampioni i botës, Maks Vershtapen, niset i pari në shtëpi. Ai ia doli të regjistrojë kohën më të mirë, falë xhiros së fundit perfekte. Incidenti i Serxhio Perez në fund nuk lejoi Rasëllin dhe Hemiltonin të përmirësonin kohën.

Tribuna e Zandvort është dridhur për ‘pole position’ e Vershtapen. Holandezët festuan me ovacione, aq më tepër që ishte një garë e fortë mes Red Bull-it të kampionit të botës dhe dy makinave Ferrari të Sharl Leklerk dhe Karlos Sainz, që mbërritën 21 dhe 92 të mijëtat pas rivalit.

Incidenti i Serxhio Perez në kthesën parabolike para finishit bëri që të Mercedesët e Ljuis Hemilton (i katërti) dhe Xhorxh Rasëll (i gjashti) të mos e përmirësonin kohën në tentativën e fundit. Meksikani niset i pesti në garën e së dielës.

Mes protagonistëve në kualifikuese ishin edhe Mik Shumaker, Lens Stroll dhe Juki Tsnunoda, të cilët arritën të futen në 10-shen e parë. Sidomos gjermani, që do të niset nga vendi i tetë me Has.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë