Lajme

Ulet sërish nafta dhe benzina, gazi nuk ndryshon

Gazeta Si – Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës këtë të premte me 5 lekë. Nga 237 Lekë për litër, nafta do të tregtohet me 232 Lekë/litri.

Edhe benzina është ulur me 4 lekë, duke arritur në 192 lekë për litër, çmimi më i ulët që nga nisja e rritjes së çmimeve në muajin mars.

I pandryshuar mbetet çmimi i gazit të lëngshëm për automjetet, i cili do vijojë të shitet në pikat e karburanteve më 78 lekë/litri me pakicë

Vendimet e Bordit të Transparencës do të hyjnë në fuqi prej orës 18:00 të ditës së sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë