Drejtësia

Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti

Nga Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest në burg” për Arsen Muskurtin, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës.

Muskurti autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës së tij Dritan dhe Nora Muskurti është paraqitur sot në Gjykatë ku u njoh dhe me masën e sigurisë.

Ngjara e rëndë e ndodhur para disa ditësh në kryeqytet, në ambientet e agjencisë turistike në pronësi të tyre tronditi mbarë opinionin publik.

Dritan Muskurti, 44 vjeç, kishte kërkuar urdhër te menjëhershëm mbrojtje, me datë 26 gusht, duke pretenduar se vëllai i tij, Arseni ishte bërë shqetësim për të dhe familjen.

Gjyqtarja Majlinda Doga kishte caktuar datën 6 shtator për të shqyrtuar pretendimet e dy vëllezërve, por tashmë kërkesa do të pushohet, përderisa 44-vjeçari Muskurti baba i 3 fëmijëve u ekzekutua bashkë me gruan e tij Nora nga i vëllai.

Mësohet gjithashtu se dy vëllezërit po përballeshin në Gjykatën e Tiranës edhe në një tjetër proces civil.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë