Lajme

Nafta rritet me 12 lek për litër, Bordi publikon çmimet e reja

Bordi i Çmimeve rriti me 12 lek për litër çmimin e naftës, duke e çuar nga 227 lek në 239 lek.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi duke nisur nga ora 18:00 e së martës, sipas vendimit të bordit.

Kjo është rritja e tretë radhazi e çmimit, që këtë herë mbërrin në një kohë që Arabia Saudite sinjalizoi se do të ulë prodhimin, pasi sipas saj tregu është deformuar.

Njoftimi i Bordit

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë