Shtetasi italian, Masimilliano Croce, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet për krime ndaj të miturve dhe pedofili.
45-vjeçari Masimilliano Croce, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur, kishte abuzuar me fëmijët gjatë kohës që ai punonte si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në kryeqytetin italian.
Në vitin 2017, Croce, ishte dënuar nga gjykata e Romës, me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”.
Policia shqiptare ka shkëmbyer informacion me autoritetet italiane për 45-vjeçarin e shpallur në kërkim dhe më pas e kanë lokalizuar atë në një banesë në periferi të Tiranës. Ai kishte marrë me qira një banesë dhe fshihej aty për t’i shpëtuar arrestimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.