Lajme

Humb jetën fëmija 2 vjeç në Fier, i bie në kokë bombola e oksigjenit

Gazeta Si – Një fëmijë 2 vjeç humbi jetën aksidentalisht këtë të diel, pasi i ra në kokë bombola e oksigjenit.

Ngjarja është ndodhi në Levan të Fierit, ku familjarët e kanë çuar të voglin në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, por fatkeqësisht ai ka humbur jetën.

“Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën”, – njoftoi policia e Fierit.

Ngjarja është shënuar në një familje rome. Kryefamiljari merrej me grumbullimin e metaleve. Si zakonisht kishte mbledhur metalet dhe me bombolën e oksigjenit do i çonte nesër për t’i shitur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë