Gazeta Si – Një grua 54-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në dyshimin se gjithçka ndodhi në mënyrë aksidentale.
Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në fshatin Jezull të Mirditës. Viktima me iniciale V.P., u dërgua në spital e plagosur, por fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve.
Sipas policisë, bashkëshorti i viktimës, P. Paçuku 61 vjeç, ka qenë duke pastruar pistoletën dhe aksidentalisht qëlloi gruan e tij V. Paçuku.
Policia u njoftua nga spitali për këtë ngjarje, teksa ka shoqëruar në komisariat 61-vjeçarin të cilin po e merr në pyetje për të sqaruar plotësisht rrethanat.
Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




