Rend dhe Ligj

‘Golden Bullet’, kapet një tjetër anëtar i grupit kriminal pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

Gazeta Si - Agim Gjini, një nga personat e shpallur në kërkim pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, është arrestuar këtë të premte.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë ndaj 49-vjeçarit.

Ai akuzohet dhe është i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Tashmë, shkon në 19 numri i personave të arrestuar nga operacioni “Golden Bullet” i finalizuar më 19 Maj 2022 pas dëshmisë Nuredin Dumanit, duke goditur 8 grupe kriminale që veprojnë në vendin tonë.

Operacioni i koduar “Golden bullet” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, shtetasit Nuredin Dumani, i cili u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”, operacion i cili u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Të arrestuar në kuadër të operacionit “Golden Bullet”

Nuredin Dumani

Henrik Hoxha,

Ardian Uzuni

Altin Ndoci

Skerdi Tasi

Leonard Palushi

Fatos Gosa

Erion Alibej

Gentjan Sharra

Florenc Cekrezi

Elvis Koci

Ilirjan Feci

Petrit Qoli

Agron Qoli

Agron Qafa

Artan Plaka

Besjan Xhixha

Leonard Palushi është shefi i Krimeve në Policinë e Lezhës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë