Arsim

Praktika profesionale e kandidatëve për mësues shkurtohet nga 1 vit në 3 muaj

Praktika profesionale e mësuesve është shkurtuar nga një vit në 3 muaj. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi me anë të një njoftimi në Facebook. Kushi shkruan se ky hap mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal e më pas për punësim.

Kushi thotë gjithashtu se shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj.

Tre ditë më parë Kushi njoftoi se do të kenë një periudhë 3-mujore prove dhe vlerësimi psiko-social për mësuesit e rinj dhe të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare.

Sipas Kushit, ky vendim vjen duke marrë shkas nga rastet e dhunës, abuzimeve dhe vepra të tjera penale të mësuesve ndaj nxënësve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë