Opinion

‘Shqiptarët azilkërkues po tallen me Britaninë’

Nëse Shqipëria konsiderohet një destinacion i sigurt për mijëra britanikë pse shumë nga ata vijnë në Mbretëri për të kërkuar…siguri?

Nga Allison Pearson - Vendi i ri i preferuar i turistëve britanikë që kërkojnë pushime të lira, është Shqipëria. Ujëra të pastër kristal, plazhe të paprekura dhe një gotë verë kushton 1.7 paund. Shqipëria është Greqia para se të futej në zonën e Euros dhe të dyfishonte çmimet.

Duket si parajsë. Sa interesante të mësosh se shqiptarët përbëjnë një përqindje të madhe të emigrantëve që vijnë në Britani me varkë çdo ditë. Sipas Këshillit të Refugjatëve, nga 48.540 azilkërkues në Britani, Shqipëria ishte e katërta pas Iranit, Irakut dhe Eritreas. Kishte më pak refugjatë nga Siria në luftë krahasuar me ato nga Shqipëria.

Nëse Shqipëria konsiderohet një destinacion i sigurt për mijëra britanikë pse shumë nga ata vijnë në Mbretëri për të kërkuar…siguri? Disa nga azilkërkuesit shqiptarë deklarojnë arsye si dhuna apo abuzim seksual, trafikim njerëzish, persekutim politik dhe “probleme me kriminelët”.

Më falni se nuk dua të jem e pasjellshme, por mendoj se Britani ka “probleme me kriminelët”. Ata shqiptarë sidomos. Mafia shqiptare luan një rol shumë të madh në botën e krimit tek ne dhe po dominon tregun me multimiliarda të kokainës, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Sipas jush, sa gjasa ka që ata zotërinjtë që vijnë në bregun e Kent-it dhe kanë nevojë për azil sepse janë në varfëri dhe të rënduar, kërkojnë jetën me Ferrari dhe Rolex prej floriri, si “azilkërkuesit” e mëhershëm?

 Kostoja e strehimit të azilkërkuesëve në Britani është 3 milion paund në ditë. Thjesht të holla për një trafikant droge nga Shqipëria sigurisht, por shumë për një vend ku njerëzit nuk përballojnë dot ngrohjen në shtëpi.

Dhe kjo kosto po rritet shpejt. Më shumë se 20.000 njerëz kanë kaluar Kanalin Britanik me gomone këtë vit.  Të shtunën, edhe pse qeveria premtoi të ndalonte trafikun, 607 njerëz, shumica djem të rinj e të shëndetshëm, hera e tretë që kalimet ditore kanë kaluar numrin 600 për vitin 2022. Disa sigurisht, meritojnë seriozitet në aplikimin e tyre për azil. Por një numër më i madhi tyre vjen nga një Shqipëri që nuk është në gjendje lufte dhe nuk duket se mbështeten shumë nga plani i Marinës Mbretërore për të mbyllur Kanalin për emigrantët.

Ndoshta ne mund të bëjmë një këmbim? Kriminelët britanikë do të kërkonin azil në Shqipërinë e dashur dhe të sigurt dhe shqiptarët vijnë për pushime në Britaninë pa krime. Mund të funksionojë.

Pyetje për Sekretaren e Brendshme Priti Patel: Sa budallenj dhe naivë duhet të jemi përpara se të ndalet kjo farsë e rrezikshme? Ata po qeshin me ne, ju e dini këtë./ The Telegraph

*Allison Pearson është një gazetare e Daily Telegraph dhe fituese e shumë çmimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë