Lajme

Protestuesit ultimatum Ramës: Largo Çuçin e Kumbaron deri të hënën

Protesta e thirrur për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë zgjati rreth 100 minuta dhe u mbyll pa asnjë incident mes pjesëmarrësve dhe forcave të policisë.

Protestuesit e mbyllën tubimin me ultimatumin e dhënë ndaj Kryeministrit Edi Rama, që kërkuan largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ata i lanë kohë Kryeministrit Edi Rama që të largojë dy ministrat deri ditën e hënë, në të kundërt njoftuan se do të dalin sërish në shesh.

Protestës iu bashkuan edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta. Që të dy ata thanë se ishin aty si qytetarë, ndërsa në mesazhet që përcollën kërkuan largimin e Edi Ramës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë