Gazeta Si – Kombëtarja angleze e femrave, kampione e freskët e Europës, vazhdon të ngjallë një interes të jashtëzakonshëm për tifozët. E tregon qartë fakti se biletat e miqësores me SHBA-të, e programuar për në tetor, janë shitur të gjitha.
“Wembley” është ezauruar shumë para kohe. Ndeshja që vë përballë kampionet e Europës me kampionet e Botës në fuqi do të luhet më 7 tetor. Por ka një kusht, Anglia duhet të sigurojë kualifikimin për në Kupën e Botës në shtator.

Në faqen Tuiter të ‘Luaneshave’ ka pasur një postim, ku shkruhej se 65.000 biletat ishin shitur në më pak se 24 orë. Më pas Federata Angleze e Futbollit njoftoi se ‘Wembley’ ishte ezauruar.
Ky është rekordi i radhës për kombëtaren angleze të femrave. Finalen e Europianit ndaj Gjermanisë e ndoqën në stadiumin e Londrës 87.192 spektatorë, një shifër rekord kjo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




