Gazeta Si – Pas ngjarjes tronditëse në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase, është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migravionin në Vlorë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, janë shkarkuar të gjithë oficerët e lartë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë, me arsyetimin
Për pasojë, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, njoftoi shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.
Me urdhër të Nanos u shkarkuan nga detyra:
Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;
Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;
Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;
Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;
Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.
Polici Arjan Tase përplasi për vdekje të miturën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë të martën pasdite, ndërsa po drejtonte një gomone.
Ai u përjashtua menjëherë pas ngjarjes nga radhët e policisë nga drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.