Lajme

Meta: Austria, përkrahëse e palëkundur për integrimin e Shqipërisë

Në vijim të vizitës së tij në Austri, Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.

Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe nënvizoi se është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit, në ndjekje të shembujve frymëzues të bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve.

“Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera të këtij vendi, është një përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit Sobotka është një lajm shumë inkurajues”, tha Kreu i Shtetit.

Meta tha se është me rëndësi finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë Presidencës austriake të BE. “Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces”, u shpreh Meta. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë