Shtëpitë diskografike dhe producentët në të gjithë botën po tentojnë të marrin pak nga tregu muzikor i Afrikës pasi artistët e këtij vendi arritën të bëheshin të njohur edhe për botën.
Kompanitë po marrin parasysh interesin global, me Universal Music Group (UMG.AS) duke lançuar Virgin Music Africa Label & Artist Services në qershor për artistët e pavarur afrikanë.
Platformat e transmetimit të muzikës duke përfshirë Spotify (SPOT.N), Apple Music dhe Boomplay po hyjnë gjithashtu në treg me oferta dhe shërbime të dedikuara dhe të zgjeruara.
Interesi nga kompanitë globale po vjen pasi artistët afrikanë kryesojnë festivale dhe koncerte si Afro Nation në Portugali dhe Africolor në Francë dhe zhanret duke përfshirë Afrobeat, Rhumba dhe Amapiano janë në krye të listave.
Franck-Alcide Kacou, drejtor menaxhues i Universal Music Africa dhe i Virgin Music Africa Label, tha se ka mbi 15,000 tituj muzikorë, 50 marka partnere dhe rreth 100 artistë nga 25 vende që janë gati të dalin në treg.
Artistët përfshijnë maestro të Senegalit M’balax Youssou Ndour, Lokua Kanza të Kongos, Magic System nga Bregu i Fildishtë dhe Cabo Snoop nga Angola.
Kacou shtoi se shërbimi do të dixhitalizojë dhe shpërndajë muzikën afrikane aktualisht në formate kasetë ose CD si fillim.
“Është një mundësi e madhe për vendet që po përjetojnë këtë transformim dixhital për të integruar të gjithë potencialin e tyre në platforma dhe të dëgjohen në të gjithë botën duke qenë se edhe bota është e interesuar”, tha Kacou.
Ai tha se gjetja e një producenti në kontinent dhe shpërndarja e veprave kulturore është një sfidë e vërtetë për shumë talente, shumica e të cilëve nuk marrin një shpërblim të drejtë për veprat e tyre muzikore./Reuters/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.