Brendan Carr, komisioneri i FCC (Komisioni Federal i Komunikimeve), u bëri thirrje CEO-ve të Apple dhe Google që të heqin TikTok nga dyqanet e tyre të aplikacioneve. Carr u tha Tim Cook dhe Sundar Pichai se “TikTok paraqet një rrezik të papranueshëm të sigurisë për shkak të mbledhjes së tij të gjerë të të dhënave.
Thuhet se TikTok mbledh “gjithçka”, nga historitë e kërkimit dhe shfletimit, identifikuesit biometrikë duke përfshirë fytyrën, diçka që mund të përdoret në “teknologjinë e njohjes së fytyrës” dhe gjurmët e zërit, të dhënat e vendndodhjes, mesazhet dhe të dhënat e ruajtura në kujtesën e fragmenteve, duke përfshirë tekstin, imazhet dhe videot.
Carr përmendi disa incidente si dëshmi se TikTok ka qenë i dyshimtë në lidhje me praktikat e tij të mbledhjes së të dhënave.
Lidhja me CCP (Partia Komuniste e Kinës)
ByteDance, një kompani me bazë në Pekin, zhvilloi TikTok-un. Në Kinë, njihet si Douyin. Carr përmendi në letrën e tij drejtuar Apple dhe Google se ByteDance “është në varësi të Partisë Komuniste të Kinës dhe kërkohet nga ligji kinez që të pajtohet me kërkesat e mbikëqyrjes së PRC (Komisioni i rregullimit profesional)”.
Anëtarët e komisionit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, studiuesit e sigurisë kibernetike, grupet e privatësisë dhe të drejtave civile e kanë cilësuar këtë si një shqetësim. Në vitin 2019, dy senatorë amerikanë e etiketuan TikTok si një “kërcënim të mundshëm që nuk mund ta injorojmë”. Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) është gjithashtu i shqetësuar për politikat “e paqarta” të platformës sociale, veçanërisht në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave biometrike.
Përdorimi i paqartë i të dhënave të mbledhura
Nuk është një problem për aplikacionet që janë të qarta në lidhje me mbledhjen e të dhënave, por këto duhet të tregojnë gjithashtu se si i përdorin të dhënat që mbledhin. TikTok, me sa duket, nuk i respekton rregullat kur bëhet fjalë për këtë.
A është TikTok një “mjet i sofistikuar vëzhgimi”?
TikTok nuk i pranoi akuzat duke thënë se Carr nuk është ekspert i kësaj fushe.
Michael Beckerman, Shef i Politikave Publike në TikTok tha se TikTok nuk i keqpërdor të dhënat që mbledh.
Kur u pyet për pasaktësitë në pretendimet e Carr, Beckerman u përgjigj duke thënë se janë thjesht të rreme.
“Ai po flet për gjurmët e fytyrës dhe kjo nuk është diçka që ne e marrim për ta përdorur më vonë”, tha ai, duke shpjeguar se teknologjia në aplikacionin e tij nuk është për identifikimin e individëve, por për qëllimin e filtrave, si për shembull të dish se kur duhet të vendosësh syze ose një kapelë, në fytyrë apo në kokë.
Politikanët dhe mbrojtësit e privatësisë kanë kritikuar TikTok për ekspozimin e mundshëm të të dhënave të përdoruesve për vite me radhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



