Lajme

Numër i lartë infeksionesh nga Covid, por asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Gazeta Si – Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve me Covid 19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë identifikuar 1502 raste të reja pozitive nga 3211 testime të kryera. MSh thotë se në 24 orët e fundit fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë 7,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë.

Janë shëruar 677 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,051 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja janë në këto bashki:

614 në Tiranë, 110 në Durrës, 82 në Fier, 77 në Shkodër, 59 në Vlorë, 46 në Lushnje, 42 në Sarandë, 33 në Lezhë, 31 në Kamëz, 29 në Gjirokastër, 27 në Berat, 25 në Vorë, nga 23 qytetarë në Divjakë, Korçë, Elbasan, 19 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Krujë, Dimal, 13 në Mallakastër, 12 në Tepelenë, 11 në Peqin, nga 10 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Himarë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Maliq, Belsh, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, Kuçovë, nga 7 qytetarë në Mat, Devoll, Kolonjë, nga 6 qytetarë në Pukë, Bulqizë, nga 4 qytetarë në Kukës, Selenicë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Pogradec, Skrapar, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Rrogozhinë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Cerrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë