Bota po përjeton krizën e parë energjitike dhe me shumë mundësi pjesa më e keqe nuk ka ardhur ende, lajmëroi Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, IEA.
Birol tha në Samitin e Energjisë së Sidneijt se askush nuk ka përjetuar më parë një krizë të tillë dhe në fakt, ka akoma më keq.
Ai tha se ka një miks faktorësh, përfshirë gjeopolitikën, që kanë ndikuar në këtë situatë.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, i gjithë sektori energjtik është në kaos. Çmimet e naftës, gazit natyror, qymyrit dhe elektricitetit po kapin majat, tha Birol.
Ai paralajmëron se dimri në Europë do të jetë shumë, shumë i vështirë dhe se pasojat do të ndihen në të gjithë ekonomitë e botës.
Ditët e fundit, energjia elektrike ka arritur çmimet më të lartë ndonjëherë, në Bursën Hungareze. Në Francë, energjia elektrike po shitet me 366 euro megavatorë që nga fillimi i vitit./Balkanenergynews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




