Gazeta Si – Dy vëllezër të moshës 30 dhe 27 vjeç humbën tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në Greqi.
Sipas gazetës “Protothema”, ngjarja ndodhi në autostradën Lamias-Livadeia, ku mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë.
Në timonin e makinës, mësohet se ishte 30-vjeçari, ndërsa 4 personat e tjerë ishin pasagjerë.
Aksidenti ndodhi pak para mesnatës të së enjtes. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat metalike të rrugës dhe më pas përfundoi në lumin Erkyna.
Dy vëllezërit shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.
I plagosur nga ngjarja mbeti i 31-vjeçar po shqiptar, si dhe dy grekë të moshës 29 dhe 22 vjeç.
Ata ndodhen spitalin e Livadeia, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




