Gazeta Si – Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2000.
Mediat italiane, shkruajnë se shqiptari akuzohet për grabitje dhe dyshohet se ka vrarë një person në Shqipëri e më pas është zhdukur.
Agjencia e lajmeve Ansa, raporton se 40-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.
Ai dyshohet se fshihej në Itali për 22 vite. Arrestimi tij vjen pas hetimeve të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare. Ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë për ekzekutimin e dënimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




