Drejtësia

“I përdorën firmën të moshuarës për evazion fiskal edhe pas vdekjes”… SPAK pezullon disa kompani të lidhura me inceneratorët

Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar aktivitetet e disa prej kompanive të lidhura me aferën e inceneratorëve.

Kjo lëvizje e SPAK, vjen pas denoncimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në dokumentat e të cilës është bërë publike se bëhet fjalë për kompani fiktive të regjistruara për menaxhimin e mbetjeve, duke falsifikuar firmat e disa të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike apo që kanë ndërruar jetë.

LEXO EDHE:
– Inceneratorët, Këlliçi: 5.5 mln euro qarkulluan me firmë të falsifikuar pas vdekjes të një qytetareje, SPAK të hetojë
– Kryemadhi, Ibrahimajt: Pse nuk i kontrolluat 47 mln eurot që dhatë për inceneratorin e Tiranës
– Ministrja e Financave “pranon” denoncimin e LSI për skemat e mashtrimit me TVSH

Në faqen e QKB-së të gjitha kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë mashtrimi, kanë pezulluar aktivitetin e tyre që këtë të martë. Referuar të dhënave në QKB, pezullimi i tyre është bërë më datë 12 korrik.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive që kanë qarkulluar miliona euro për aferën e inceneratorëve, duke kryer evazion fiskal.

Disa ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi denoncoi 24 kompani, që sipas saj kryenin evazion fiskal. Ajo tha se këto kompani shiteshin tek persona që nuk kishin lidhje me to.

Kryemadhi shtoi se do ta dorëzonte në SPAK një dosje të tillë, duke kërkuar që të dalin para përgjegjësisë ata që janë përfshirë në këtë aferë.

Ndërkohë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë shtypi shpjegoi se denoncimet për skema evazioni tek inceneratorët, janë tashmë lajm i vjetër.

Ministrja tha se administrata tatimore ka referuar 20 subjekte dhe 24 individë përgjegjës për skema mashtrimi, gjatë vitit 2018, në Prokurori.

Lidhur me këtë çështje, mes zyrtarëve më të lartë, janë në burg edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë