Ka ndodhur

Emiljano Shullazi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Gazeta Si - Një nga emrat më të lakuar të botës së krimit, Emiljano Shullazi, i është nënshtruar një operacioni të dytë kirurgjikal brenda pak vitesh.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se ndërhyrja është kryer në dy krahët e tij. Të parin operacion kirurgjikal Shullazi, e ka kryer në vitin 2017 në një spital privat.

Në muajt e fundit, 45-vjeçari është dërguar disa herë në QSUT për të kryer kontrolle mjekësore. Ai është shoqëruar gjithnjë nën masa të rrepta sigurie nga RENEA dhe me mjete të blinduara.

Shullazi po mbahet prej dy vitesh në regjimin e ashpër “41 biss” dhe brenda pak ditësh do të përfundojë afati i qëndrimit të tij.

Deri tani nuk ka një vendim, nëse Shullazi do ta lërë përfundimisht regjimin për t’u transferuar në një qeli të zakonshme.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë riktheu për gjykim në Apelin e Posaçëm ankimin e bërë nga Shullazi kundër qëndrimit të tij regjimin “41 biss”.

Shullazi është dënuar me 14 vite burg për gjobëvënie, shtrëngim me anë të kanosjes, marrje pasurie. Ndërsa me 12 vite burg janë dënuar bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani, me 10 vite Endrit Qyqja, Indrit Zela me 10 vite dhe me 9 vite burg Blerim Shullazi.

Po ashtu, Shullazi vijon të jetë në hetim nga Prokuroria e Posaçme  për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”  të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje e cila ka ndodhur në shkurt të vitit 2005 në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë