Gazeta Si – Pak ditë pasi SPAK kërkoi që të pushohej çështja për 7 ish-gjyqtarët Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal, GJKKO ka kthyer çështjen për hetim.
Në vendimin e tij, gjyqtari Erion Bani ka kthyer çështjen për hetim, ku i kërkon SPAK-ut që të kryejë hetime më të thelluara për dyshimet për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Bëhet fjalë për Xhezair Zaganjorin, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Meraj dhe Aleksandër Muskaj.
Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga Vettingu, u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.
Gjyqtarët nën akuzë
Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.