Gazeta Si – I ka vënë flakën banesës dhe është mbyllur brenda. Kur karabinierët e bindën të hapte derën, një 33-vjeçar shqiptar u hodh kundër tyre duke i sulmuar me shqelma dhe grushte.
Ngjarja ka ndodhur të martën në Macherio, në provincën e Monzas, Itali. Banorët e një ndërtese apartamentesh njoftuan qendrën operative, duke raportuar një erë të fortë tymi që vinte nga një shtëpi.
Megjithatë, policët e gjetën derën të mbyllur me të riun që bërtiste se i kishte vënë flakën banesës me benzinë dhe donte t’i vriste të gjithë.
Pasi e bllokuan, karabinierët u futën brenda dhe me aparatet e zjarrit të godinës vunë nën kontroll zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera, duke nxjerrë jashtë nga banesat, rreth njëzet familje.
Kanë qenë zjarrfikësit ata që kanë shuar flakët që shkatërruan plotësisht shtëpinë.
Dy karabinierë u transportuan në spitalin San Gerardo të asfiksuar nga tymi që kishin thithur.
Shqiptari është arrestuar dhe akuzohet për veprat penale të zjarrvënies, dhunës dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




