Gazeta Si - Kosova po bën një paraqitje mjaft të mirë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri. Numri i medaljeve të fituara nga sportistët kosovarë ka shkuar në 5, nga të cilat 2 të arta dhe 3 bronzi.
‘Arma’ më e fortë e Kosovës është sporti i xhudos, pa dyshim. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë fituar medalje të arta në “Oran 2022”, kurse Flaka Loxha dhe Akil Gjakova medalje bronzi.
Plot 4 medalje në xhudo dhe Kosova në vend të parë në këtë sport. Trajneri Driton Kuka po bën një punë të jashtëzakonshme, duke rritur sportistë elitarë në xhudo.
Medalja e pestë në Lojërat Mesdhetare është e bronztë dhe i takon boksierit Shpëtim Bajoku. Ai është eliminuar në gjysmëfinale, por ia ka dalë të fitojë medalje bronzi.
Shqipëria mbetet mbetet prapa Kosovës, me vetëm dy medalje të fituara deri në tani në Lojërat Mesdhetare. Të dyja në mundje, Abakarov të artë dhe Dudaev të bronztë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.