Lajme

Zjarr në një fasoneri në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

Gazeta Si – Një fasoneri është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Vlorë, ku raportohet se biznesi është në pronësi të një shtetasi italian.

Paraprakisht besohet për zjarrvënie të qëllimshme. Dyshohet që në fasoneri është hedhur lëndë djegëse.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë