Ministria e Arsimit Evis Kushi ka publikuar skemën e vlerësimit për testin e biologjisë në provimin me zgjedhje në maturën shtetërore dhe bashkë me të edhe një “sqarim” për maturantët.
Kushi shprehet se i ka marrë të gjithë mesazhet e maturantëve dhe ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e tyre.
Ajo thekson se për çdo rast do të merren masat e nevojshme që maturantët të vlerësohen sipas meritës dhe nivelit të arritjeve.
“Të dashur maturantë, i kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë”, shkruan Kushi.
Ajo ka shtuar se po konsultohet me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.
“Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve. Suksese!”, përfundon Kushi.
Ky reagim vjen pasi shumë maturantë të cilët sot kryen provimin e Biologjisë (lëndë me zgjedhje) u ankuan për pyetjet dhe faktin se provimi ishte jashtë temave të mësuara në shkollë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



