Gazeta Si – Dy të rinj shqiptarë nga Kosova, janë ndaluar në Itali, si të dyshuar se kishin planifikuar të realizonin një atentat me eksploziv në emër të organizatës terroriste të ISIS-it.
Mediat italiane raportojnë se janë një vajzë dhe një djalë, të cilët akuzohen po ashtu se janë trajnuar për të kryer akte terrorizimi.
Prokuroria e Trentos, ka vendosur maën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj të rinjve, me detyrimin e vendosjes së byzylykut elektronik.

Sulmi në emër të Shtetit Islamik
Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të futur në kontekstin social, të punës dhe studimit, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të mundësuar dhe efektiv nga propaganda xhihadiste në internet.
Hetimet zbuluan se të dyshuarit janë trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe kishin planifikuar të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik.
Sipas planeve të tyre, pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste.
Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese – të dorëzuara në Grupin e Hetimeve Shkencore për hetime teknike.

Pajisje kompjuterike dhe lëndë kimike
Vendimi për aplikimin e masës së sigurimit, sqarojnë karabinierët, është përcaktuar nga nevoja që autoriteti gjyqësor të garantojë një rrugë deradikalizimi për të dyshuarit, në të cilin rol themelor do të ketë familja e origjinës, e integruar në mënyrë perfekte në shoqërinë.
Gjatë operacionit, u kryen disa kontrolle, të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese – të dorëzuara në Grupin e Hetimeve Shkencore për hetime teknike. Për të dhënë detaje të mëtejshme, është planifikuar një konferencë shtypi për komandën e karabinierëve provincialë të Trentos në mesditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




