Në fëmijërinë e saj, Nohle Mbuthuma, zgjohej çdo dite në kasollen e familjes së saj, duke dëgjuar zhurmen e valëve të detit në Afrikën e Jugut. Më pas ajo shkonte të pastronte dunat nga rëra dhe shkonte në shkollë, ose do të ndihmonte prindërit e saj në fermën e tyre duke kultivuar patate të ëmbla dhe banane.
Sot ajo nuk mund të qëndroje në të njëjtin vend për një kohë të gjatë dhe është shumë vigjilente ndaj shenjave të rrezikut. Herë pas here ajo ka nevojë të fshihet ose të qëndrojë me truproja që ta mbrojnë. Muthumba po lufton për të drejtat e komuniteti të saj, duke kundërshtuar shfrytëzimin e territorit që ajo jeton.
“Zgjohem cdo mëngjes dhe falënderoj perëndinë që jam ende gjallë,” tha gruaja nga Amadiba e cila është në listën e të “përndjekurve për tu vrarë”.
“ E di që unë jam objektivi i tyre, burri, familja ime dhe miqtë janë të shqetësuar. Ata më thonë gjatë gjithë kohës që të fshihem. Por unë nuk mund ta bëj këtë. Nuk jam unë. Une e kam zgjedhur këtë rrugë,” shton ajo
Gjykatësit e Afrikës së Jugut kanë shqyrtuar, e kanë shqyrtuar çështjen e saj në 20 prill të vitit të kaluar, gjatë kohës kur Muthuma dhe fqinjët e saj ngritën akuza kundër një kompanie australiane të minierave që do të ngrejë fabrikën e titanit në territorin e Amadibas. Mbrojtja e kësaj toke ekologjikisht të pasur që ndodhet në rajoni bregdetar të Pondiolandit, ka nxitur Mbuthumën të jetë kundër kryetarit të fisit të saj dhe qeverisë rajonale. Disa nga shokët e saj janë vrarë pasi u paralajmëruan të mos e kundërshtonin projektin e kompanisë australiane që do të sillte vende e pune në një nga rajonet më të varfra të Afrikës së Jugut.
Mbuthumba është e shkatërruar. Ajo thotë se banorët e fshatit të saj Xolobeni kanë kundërshtuar këtë projekt shumë herë dhe pa miratimin e tyre kompania minerare dhe autorët e saj duhet te tërhiqen.
Ligji thotë se kemi të drejtë të konsultohemi, por sipas saj kjo nuk është me rëndësi. “I kemi thënë shumë herë kompanisë se nuk e duam minierën e tyre. Sa here duhet te themi jo ? shprehet Mbuthuma
Ajo u bë aktiviste aksidentalisht. Gjatë adoleshencës së saj ajo gjeti punë si udhërrëfyese për të huajt që dëshironin të shihnin zonën e diversitetit të Pondolandit që qëndron në mes të klimës sub tropike dhe të butë. Si dhe një mori speciesh endemike.
Jeta e këtij rajoni ndryshoi me ardhjen e kompanisë minerare australiane, me plane investimesh të mëdha, për ta kthyer zonën në një gropë të madhe që do të shërbejë për nxjerrjen e zirkonit dhe titanit i cili përdoret për produkte të panumërta që qe përfshijnë kompjuter , biçikleta dhe ora. Propozimi i cili synonte të gjeneronte të ardhura vjetore prej 140 milionë dollarësh ndau komunitetin e Amadibës.
Ata që jetonin më larg bregdetit, ishin kryesisht të favorizuar sepse toka e tyre do t ishte e paprekur dhe do të kishin mundësinë e vendeve të punës dhe një rrugë të re. Ndërsa, banorët më pranë bregut ishin kundër. Ata kishin frikë se do të humbnin fermat e tyre, lumenjtë do të ishin të kontaminuar , kafshët e egra do të largoheshin dhe gjeneratat e ardhshme do të dënoheshin për një ekzistence të mjerueshme në fshatra. Njëzet e gjashtë vjet më pas, Mbuthuma thotë se trashëgimia e saj mbetet.
“Pse po e bëjnë këtë në vendin tonë? Pse jo në një zonë ku ka njerëz të bardhë? Kjo ndodh për shkak se këtu te në kushton më pak çdo gjë. Diskriminimi është ende i ngulitur në ekonominë tonë,” shprehet ajo.
Frymëzimi i saj kryesor është gjyshi i saj, një veteran i revoltës së Pondolandit që nga viti 1960, ku u zhvillua një nga protestat më të mëdha kundër kompanisë.
“Ai më tregoi të gjitha mënyrat se si luftonte dhe pse. Këto protesta ndodhin për të ruajtur tokën dhe për të siguruar që njerëzit do të jenë të lumtur. Tani ai thotë se është në dorën time, që vendimet e mia nuk duhet të dëmtojnë gjeneratën e ardhshme,” thotë aktivistja.
Ajo thotë se kryetari i fisit të saj ka dështuar në detyrën e tij, duke pranuar të jetë një drejtori në kompaninë minerare dhe të lëvize më makinën 4×4 që ata i kanë dhuruar, në këmbim miratimin e një marrëveshje që ai nuk kishte të drejtë ta bënte. Tradita, tha ajo, ka diktuar që vendime të tilla të mëdha mund të bëhen vetëm me konsensus në një takim në sallën e madhe të fisit.
“Kompania beson se zhvillimi i minierës dhe balancimi i ndikimeve mjedisore me lartësimin social dhe ekonomik mund të menaxhohen për kënaqësinë e të gjitha palëve të interesuara”, tha Mark Caruso, kryetari ekzekutiv i “Mallrave Minerare”. Por askujt nuk i vlen kjo.
Mbuthuma dhe të tjerët kundër minierës formuan komitetin e protestave në Amadiba që në vitin 2007. Në vitin 2015, katër prej anëtarëve të tyre u sulmuan në prag të një vizite nga konsulentët e minierave ndërsa një vit më vonë, kreu i grupit, Sikhosiphi “Bazooka” Rhadebe, u qëllua për vdekje pasi ai organizoi postbllok në rrugë për të parandaluar makineritë e kompanisë. Edhe pse nuk i beson policisë, Mbuthuma ka besim te gjykata dhe në fuqinë e opinionit publik ndërkombëtar. Pas vrasjes së Rhadebe, qeveria vendosi një moratorium mbi projektin e minierës. Ajo do të skadojë këtë vit, por Mbuthuma shpreson se çështja e saj ligjore, e cila u dëgjua në gjykatën e lartë në prill 2018, do të fitojë.
Avokati i saj, Johan Lorenzen, thotë se gjyqtarët kanë mundësinë të pastrojnë një plagë të epokës së kaluar duke njohur të drejtën e komuniteteve si Xolobeni për të thënë jo nxjerrjes së mineraleve. Mbuthuma e sheh çështjen më shumë në drejtim të zgjedhjes dhe pjesëmarrjes. Ajo nuk po refuzon investimet, por dëshiron të jetë i sigurt se nuk janë të dëmshëm dhe se u shërbejnë njerëzve lokalë për një kohë të gjatë.
“Kur bëhet fjalë për zhvillim, duhet të përfshiheni. Ju nuk mund të mendoni vetëm tani. Ju duhet të mendoni për të nesërmen,” thotë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.