Arsim

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, u deshën 15 minuta për të dalë testi i Gjuhës Shqipe

Tezat e provimeve të Gjuhës Shqipe për 9-vjeçaren, janë publikuar në minutat e para të provimit.
Nuk dihet se kush i ka nxjerrë tezat, por kjo ngjarje nuk është e pazakontë sa herë mbahen provimet e lirimit. Më herët e njëjta gjë kanë ndodhur me provimet e gjuhës dhe matematikës për maturantët. Ndërkaq, Gazetasi.al është interesuar pranë autoriteteve arsimore, por deri më tani nuk ka një reagim për këtë ngjarje të përsëritur.


Rreth 31 350 minimaturantë kanë marrë pjesë në provimin e detyrueshëm dhe 6000 mësues janë përcaktuar për t’i kontrolluar ata.
Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta. Ndërkaq më 23 qershor do kenë provimin e matematikës dhe më 29 qershor kanë provimin e gjuhës së huaj.
Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”, lëndët që janë mësuar në shkollë.
Vlerësimi i testeve të PKAB kryhet nga mësuesit e certifikuar të Zyrave Arsimore Vendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë