Nga Gazeta Si – Violinisti i famshëm, Tedi Papavrami, rikthehet në skenën e kryeqytetit sonte për një koncert recital, me violinë dhe piano.
Pjesa e tretë dhe e fundit e sonatave për violinë dhe piano të Bethovenit, vjen e interpretuar nga Papavrami dhe muzikanti francez, François-Frédéric Guy.
Vlorent Xhafaj, drejtor artistik i festivalit “Different Trains” bën me dije, se këtë mbrëmje, programi përmban vepra nga Bethoveni, për të mbyllur ciklin e plotë të sonatave të autorit të madh gjerman.
“Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada Franceze dhe mbahet në kuadër të hapjes së festivalit muzikor “Different Trains” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit”, – shprehet ai në njoftimin për festivalin.
Festivali “Different Trains” është një prej aktiviteteve muzikore që zhvillohet në vendin tonë prej disa vitesh, ku në skenë janë ngjitur artistë të njohur të huaj dhe shqiptarë.
Festivali premton t’i sjellë skenës shqiptare të tjerë emra të njohur, mes të cilëve edhe artistë shqiptarë të afirmuar në skenat ndërkombëtare.
“Disa prej artistëve që vijnë këtë vit, kanë qenë dhe në edicionet e tjera. Të tjerë vijnë për herë të parë, gjithmonë për publikun është ky kombinim edhe i të njohurës që është e dashur, edhe i të panjohurës me të cilën mund të afeksionohen”, thotë Xhafaj.
Virtuozi shqiptar i violinës ka një karrierë të gjatë në skenat botërore dhe ka rrëmbyer një sërë çmimesh.
Tedi Papavrami në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987 merr diplomën e Konservatorit të Losanës. Më pas, ndjek studimet muzikore nën drejtimin e Zino Francescati e Viktori Mullova. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate “ në Pamplona. Ai ka interpretuar në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker,etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogëood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z. Macal, J.C. Casadesus, etj.
Ai ka interpretuar në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker,etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogëood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj. Në vitet 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capriçi” të Paganinit dhe është ndër të paktët violinistë, që interpreton integrale.
Artisti shqiptar interpreton rregullisht repertorin e muzikës së dhomës, së bashku me: P.Bianconi, H.Sermet, M.Rubackyte, P.Meyer, E.Lesage, R.Oleg, G.Hoffman, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.