Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kënetës, pranë bregdetit të Tales, në Lezhë.
Flakët janë shfaqur rreth orës 16:30 dhe favorizuar nga era, janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset përgjatë bregdetit.
Dy automjete zjarrfikëse u angazhuan për fikjen e flakëve, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe banorë të zonës me mjete rrethanore.
Me qetësimin e erës në orët e mbrëmjes, flakët ulën intensistetin e tyre, ndërsa puna për fikjen e plotë vijon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




