Lajme

Bordi bën prapakthehu, pas çmimit rekord ul me 4 lek çmimin e naftës

Bordi i çmimeve është mbledhur sërish, por këtë herë për të rishikuar çmimin rekord të vendosur për shitjen e një litri nafte, megjithëse ulja është e lehtë.

Çmimi i ri i shitjes së një litri nafte, sipas vendimit të bordit është vendosur 261 lek. Në njoftimin e kësaj të shtune, bordi kujdeset që të theksojë se “mbi këtë çmim nuk mund të shesë askush, ndërsa nën këtë çmim të gjitha pikat mund të shesin”.

Sipas vendimit të bordit, Çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë