Gazeta Si – Ish-numri 1 në botë, Serena Uilliams, ka marrë një ‘wild card’ nga organizatorët e turneut britanik. Mbetet të shihet, nëse do të jetë turneu i saj i fundit, apo jo.
Historia vazhdon për Serena Uilliams. Tenistja amerikane ka njoftuar se do të marrë pjesë në Uimbëlldon, turneun që nis më 27 qershor. E ka dhënë lajmin vetë sportistja me një postim në Instagram, ku shihen atletet e saj të bardha në një fushë bari.
“SW dhe SW19. Është një takim. 2022, shihemi atje”, – ka shkruar amerikanja. “SW” janë inicialet e Serenës, kurse “SW19” është kodi i Uimbëlldonit.

Kampionja amerikane ka zbritur në fushë herën e fundit në Champioship, ku u detyrua të tërhiqej pas 6 gejmesh ndaj bjelloruse Sasnoviç. Serena Uilliams, fituese e turneut 7 herë, ka marrë një ‘wild card’ nga organizatorët.
Ajo ka zbritur tashmë në numrin 1208 të renditjes ATP. Pak javë më parë në rrjetet sociale pati një shkëmbim batutash mes saj dhe lojtarit të futbollit amerikan, Aron Roxher. Aty Serena la të kuptohej se donte të luante në Uimbëlldon.
Një rikthim që gëzon gjithë botën e tenisit, por që mund të fshehë një prapaskenë. Serena Uilliams mbush 41 vjeç në shtator dhe mungesa e saj e gjatë në fusha ka bërë që të mendohet se Uimbëlldon 2022 mund të jetë turneu i saj i fundit.
Ready to return in style ⚡️#Wimbledon | @serenawilliams pic.twitter.com/ZAShY7abMp
— Wimbledon (@Wimbledon) June 14, 2022
Një pjesëmarrje për të zyrtarizuar tërheqjen? Nuk ka asnjë konfirmim për momentin. Madje është bërë e ditur se Serena do të jetë në fushë edhe në Eastburn në lojën në çift, bashkë me tunizianen Ons Jabeur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



