Dokumentar

Dokumentari për David Grossman: Vdekja e djalit më mësoi të shkruaj

foto e shkrimtarit

Nga Gazeta Si - David Grossman, një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, do të jetë në Biografilm 2022 për të prezantuar së bashku me regjisorin Adi Arbel filmin ‘Grossman’. Ai është i planifikuar si një ngjarje e veçantë e festivalit të filmit të Bolonjës nga 10 deri më 20 qershor, i cili synon të eksplorojë ndërthurjen midis gjuhës audiovizive me atë letrare.

Dokumentari është planifikuar për një premierë më 18 qershor në orën 21:00 në Piazza Maggiore si një ngjarje e veçantë. I pranishëm do të jetë edhe autori.

Në dokumentar, autori i “See Under: Love”, e konsideruar kryevepra e tij, zbulon marrëdhënien delikate dhe komplekse që lidh ngjarjet e tij personale dhe romanet e tij. “Kam mësuar diçka për shkrimet e mia që kur djali im, Uri, u vra, – thotë ai në film, – Ka një mënyrë sesi mund të kuptojmë edhe aludimin më të vogël të asaj që ekziston përtej murit të padepërtueshëm të vdekjes, ndjenjës së mosekzistencës dhe duke ndjerë pafundësinë e asaj që do të thotë të jesh gjallë. Kjo është ajo që kërkoj në shkrimin tim, të ekzistosh në të dyja vendet, vetëm për një moment të shkurtër”.

David Grossman është një shkrimtar izraelit i lindur në Jeruzalem në vitin 1954. Ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm krijimtarisë izraelite, ai është i njohur për qasjet e tij liberale. Krijimtaria e tij është shënuar në mënyrë të konsiderueshme nga angazhimi politik dhe është strukturuar në dy plane: një simbolik dhe një i lidhur ngushtë me ngjarjet aktuale izraelite. Sipas një konceptimi të fëmijërisë si një muze i kujtesës, ai privilegjoi fëmijët si protagonistë të romaneve të tij, duke kombinuar regjistrin realist me atë fantastiko-simbolik me hollësinë e mjeteve shprehëse dhe shpikjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë