Ndërsa artistë të tjerë mund të përdorin bojëra uji ose bojëra vaji, Mbongeni Buthelezi përdor mbetje plastike për të krijuar portrete në studion e tij në Booysens, Johannesburg.
Ai krijon duke përdorur mbeturinat plastike që ai mbledh nga vendgrumbullimet lokale të plehrave dhe rrugët e qytetit.
“Kafshët po ngordhin, peshqit në oqean po ashtu dhe kjo për shkak të këtij materiali dhe për shkak të neve si qenie njerëzore”, tha Buthelezi.












Artist dhe aktivist, Buthelezi, 56 vjeç, fillimisht e gjeti talentin e tij si djalë në fshatin KëaZulu-Natal, Afrika e Jugut. Ai bënte piktura të ndryshme me baltë.
“Unë jam rritur me kafshët e babait tim, bagëtia ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime”, tha Buthelezi. Por jo gjithçka në atë mjedis rural ishte e natyrshme.
Ai shpjegoi se mbeturinat plastike ishin aq të zakonshme në zonat e kullotave saqë u bënë një problem i madh.
“Ne shihnim lopët të ngordhnin sepse kishin ngrënë plastikë”, tha Buthelezi.
Pesë dekada më vonë, Afrika e Jugut ka ende një problem serioz të ndotjes plastike. Në vitin 2018, 107,000 tonë mbetje plastike nga Afrika e Jugut përfunduan në mjedisin detar. Një studim i vitit 2015 zbuloi se vendi ishte një nga 20 kontribuesit kryesorë në botë për ndotjen plastike detare.
Me mbetjet plastike në rritje në mbarë botën, Buthelezi po përdor punën e tij për të nxjerrë në pah dhe për ta luftuar këtë problem.
Përdorimi i mbetjeve nga Buthelezi nuk ishte gjithmonë në mbrojtje të mjedisit; ai fillimisht filloi të përdorte mbeturina plastike për artin e tij sepse nuk mund të përballonte mjete më tradicionale.
Në moshën 22-vjeçare ai u regjistrua në një shkollë arti në Johanesburg. Ai mori me vete vetëm dy batanije, shumë pak para dhe shumë optimizëm. Atje ai jetonte në një dhomë të vogël dhe punonte punë të ndryshme për të përballuar qiranë dhe ushqimin. Nuk kishte para për materiale.
“Ishin vitet ’80 dhe Afrika e Jugut po përballej me një fazë tranzitore ku politika ishte shumë e paqëndrueshme”, tha Buthelezi.
“Shkolla na prezantoi me materiale të ndryshme që ne mund të bënim art si gazeta apo fletore.
“Pa mënyrat tradicionale për të bërë art, ne zgjeruam mënyrën se si e shihnim artin dhe jetën”.
Pranë studios në kolegj ishte një vend depozitimi”, kujton ai. “Pashë të gjitha ato ngjyra të shkëlqyera, këto materiale dhe thashë me vete, çfarë mund të bëj për t’i dhënë kuptim plastikës që është kudo?
Ai filloi të mbledhë mbeturina plastike për të “lyer” në vend të bojrave të shtrenjta të vajit. Ai zhvilloi një teknikë për të shkrirë plastikën dhe më pas për ta aplikuar atë në piktura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



