Gazeta Si – Me akull në dorë ajo vrapon drejt kundërshtares ukrainase të shtrirë në fushë nga dhimbja. Gjesti i ruses Daria Kasatkina ka ngritur publikun në këmbë në Berlin. Duartrokitje dhe emocione, që vetëm sporti di të dhurojë.

Vendet e tyre, Rusia dhe Ukraina, janë në luftë. Por në fushën e tenisit ka mbizotëruar solidariteti dhe ‘fair play’. E dëshmon gjesti e tenistes ruse, ajo çka ndodhi në ndeshjen e turit të parë në turneun WTA në Berlin.
Rusia Daria Kasatkina dhe ukrainasja Anhelina Kalinina ishin përballë njëra-tjetrës. Në një moment ukrainasja u shtri në fushën me bar, duke qarë nga dhimbja në pulpë.
Lending a helping hand 👐@DKasatkina quick to respond after Kalinina goes over on her ankle ❤️🩹#bett1open pic.twitter.com/dU68qGEN1W
— wta (@WTA) June 13, 2022
Në atë moment Kasatkina vrapoi të merrte akull për t’ia çuar koleges së lënduar. E gjitha kjo e shoqëruar me duartrokitjet e publikut të pranishëm.
Ndeshja rifilloi më pas dhe përfundoi me fitoren e Kasatkina, me rezultatin 5-7, 6-3 dhe 6-1. Kuptohet që problemi fizik kushtëzoi ndeshjen e tenistes ukrainase. Edhe ajo u duartrokit teksa linte fushën, ndërsa gjesti i ruses më pas pushtoi rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



