Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka nisur tërheqjen e dokumenteve të sterilizimit dhe “chekup”-it në spitalet vendit.
Sipas informacioneve paraprake, katër spitale nuk i kanë kthyer përgjigje SPAK-ut, duke mos i sjellë dokumentet mbi shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.
LEXO EDHE:
– Check-up, PD çon në SPAK Manastirliun, Beqajn, Nushin e 10 zyrtarë
– Koncesionari i Check-Up ka marrë 6.5 mln euro shtesë për shërbime të pakryera
Sipas informacioneve nga grupi hetimor, ata kanë afat për kthimin e përgjigjeve deri në fund të kësaj jave.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë ata do përballen me drejtësinë për pengimin e veprimeve hetimore.
Më herët, SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të depozituar nga nisma “Thurje” për përfshirjen në koncensionin e shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike që në 16 janar 2020.
Që në fillim të këtij viti SPAK dhe GJKKO kanë nisur hetimet për korrupsion në nivele të ulëta ku përfshiheshin dhjetëra persona.
Në akuzat e kallëzuesve, thuhet se ky koncesion është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




