Ironia e Edi Ramës në samitin e Selanikut me bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut i ka hapur probleme në atdhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Rama ironizoi qasjen e BE ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke e prezantuar para Kancelarit Olaf Scholz kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, si “kryeministër të Bullgarisë Perëndimore”, duke ironizuar në këtë mënyrë kushtet që i vendosen Shkupit në procesin integrues, që pak vite më parë ndryshoi, edhe emrin për të shuar konfliktin që kishte me Greqinë.
Ironinë Ramës edhe vetë Kryeministri maqedonas, Kovaçevski e mori me të qeshur. Por, në Shkup opozita akuzon se qëndrimi i Ramës është provë që qeveria aktuale po shuan identitetin maqedonas. Akuzat kanë qenë aq të ashpra, sa është kërkuar deri në dorëheqje dhe zgjedhje të reja.
Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮 pic.twitter.com/x9jzAyD3AE
— Edi Rama (@ediramaal) June 12, 2022
Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Ai i quan qesharake këto akuza ndaj Kovaçevskit.
“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




