Gazeta Si – Tenisti spanjoll ka programuar një konferencë shtypi pas finales ndaj Rud. Do të jetë edhe Federer. Rafa nuk është regjistruar në asnjë turne post Roland Garros. Indicie për një lamtumirë të mundshme…
A do të jetë ‘kënga e mjelmës’? Rafael Nadal ka dhënë sinjale të qarta. Sidomos kur ka thënë: “Do të preferoja ta humbja finale, port ë kisha një këmbë të re”. Tani konferenca e shtypit e programuar nga spanjolli pas finales së sotme ndaj Rud.
🌪️ @RafaelNadal is everywhere on the court — but where can @CasperRuud98 find an advantage?#RolandGarros
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 5, 2022
Gjasat janë që lojtari më i madh i tenisit në tokë të njoftojë tërheqjen. Nëse do të bëhet fjalë për një lamtumirë të thjeshtë ndaj Roland Garros, apo një lamtumirë ndaj tenisit që sot, do të zbulohet sot në mbrëmje.
Ardhja e Roxher Federer lë të kuptohet se sot Nadal mund të luajë ndeshjen e fundit. Tenisti 36-vjeçar është sforcuar shumë fizikisht.
Problemi kronik, i njohur si sindromi ‘Muller-Weiss’, e ka bezdisur shumë kohët e fundit. Është një problem me një nga kockat në pjesën qendrore të këmbës, esenciale për lëvizshmërinë.

Një tjetër indicie për një lamtumirë të mundshme nga tenisi i luajtur është se Nadal nuk është regjistruar në asnjë turne pas Parisit. Kalendari për momentin është bosh për spanjollin. Si do të ishte tenisi pa të!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



