Lajme

Florenc Hoxha te Krimet e Rënda: Unë bëra videon e Alfred Alizotit

Për rreth tri orë, ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për videon “Babale 2”, në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mësohet se Hoxha ka pranuar që ka qenë ai që ka bërë videon e dytë me Alfred Alizotin.

“Dyshova se Alizoti m’u vetofrua dhe e regjistrova. E regjistrova me një kamera në orë dore”, mësohet të ketë thënë Hoxha.

Pasi ka lënë ambientet e Prokurorisë, Florenc Hoxha nuk ka preferuar të prononcohet për mediat.

Në pyetje do të merret edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë