Lojëra me Dore

Gauf, një 18-vjeçare përballë Shviatek në finalen e Parisit

Gazeta Si – Në gjysmëfinalen e Roland Garros, ‘Coco’ Gauf ka mundur 6-3, 6-1 italianen Trevisan dhe ka fluturuar në finale. Për amerikanen është finalja e parë në një turne Slam. Dhe është vetëm 18 vjeç, i ka mbushur në fillim të vitit.

“Ju lutem, mjaft me dhunën dhe armët”, – ishte mesazhi i Gauf para telekamerave, duke konfirmuar edhe impenjimin e saj social.

Gauf dhe Trevisa para gjysmefinales. Gazeta Si, 3 qershor 2022

Gauf do të mundohet të ndalë Iga Shviatek në finalen e turneut francez. Numri 1 në botë eliminoi rusen Kasatkina në gjysmëfinale dhe tani kërkon të bëjë bis në Paris. Polakja është pamposhtur që në fillim të sezonit.

‘Coco’ Gauf, që kur ishte 15 vjeç i mahniti të gjithë, duke mundur Venus Uilliams në Uimbëlldon, është persekutuar nga krahasimi me motrat që kanë dominuar tenisin femëror. Tani e ka kaluar këtë fazë dhe është gati për takimin më të rëndësishëm.

“Unë jam kjo që jam. Krahasimet nuk më japin kënaqësi. Ndjek rrugën time, më quani vetëm ‘Coco”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë