Lojëra me Dore

Roland Garros/ Shviatek e pandalshme, Çiliç në gjysmëfinale

Gazeta Si – Numri 1 në botë, Iga Shviatek, mundi Pegula dhe në gjysmëfinale do ndeshet me Kasatkina. Kroati Çiliç kualifikohet pas 5 setesh ndaj rusit Rublev dhe në gjysmëfinale sfidon Rud.

E pandalshme Shviatek në Roland Garros. Tenistja polake ka mundur në çerekfinale amerikanen Pegula 6-3, 6-2. Ajo ka regjistruar kështu fitoren e 33-të radhazi, që vlen gjysmëfinalen.

Tani polakja do të ndeshet me rusen Kasatkina, e cila fitoi 6-4, 7-6 derbin me Kudermetova.

Është kompletuar tabela e gjysmëfinaleve të turneut francez te meshkujt. Pas Nadal-Zverev, janë Marin Çiliç dhe Kasper Rud që do të përballen të premten. Kroati vuajti në ndeshjen maratonë ndaj Rublev, por ia doli të fitonte 5-7, 6-3, 6-4, 3-6 dhe 7-6.

Çiliç kthehet në gjysmëfinale të një turneu Slam pas 4 vjetësh. Për herë të fundit kishte arritur në Australian Open 2018. Është ndalur ndërkohë sërish në çerekfinale numri 7 në botë. Tani Çiliç sfidon norvegjezin Rud, i cili eliminoi talentin danez Rune.

Gjysmëfinalja e dytë te femrat është ajo mes Shviatek dhe Kasatkina. E para ka protagoniste italianen Martina Trevisan dhe Gauf. Të dyja këto sfida luhen sot pasdite.

Polakja nuk pati asnjë problem në çerekfinale dhe vazhdoi galopimin e saj me 33 fitore radhazi këtë sezon. Kasatkina vuajti pak ndaj patriotes Kudermetova, por ia doli të kualifikohet për në gjysmëfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë