Lajme

Sherri PD-PS në PE, Balla: Shfaqje e turpshme

Në deklaratën e sotme nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas përplasjes që ndodhi nw Parlamentin Europian, gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim Asociimit me përfaqësuesit e opozitës. Ai u shpreh se sjellja e PD-së në Bruksel nuk e prishi qëllimin e mbledhjes. Balla tha se qëndrimi i opozitës çuditi Parlamentin Europian, por pavarësisht nga kjo, Komiteti i Stabilizim Asociimit doli me një deklaratë që mbështet çeljen e negociatave në qershor 2019 si dhe thyerjen e bojkotit nga opozita.

“Kurrë Shqipëria nuk ka pasur kaq shumë miq në PE sa ka sot. Sjella e PD-së në Bruksel nuk e prishi qëllimin e mbledhjes. Shfaqja e opozitës në PE, një akt i turpshëm”, tha ndër të tjera Balla.      

Ai tha se debatet dhe sharjet në Bruksel nuk i bëjnë mirë Shqipërisë, ndërsa i bëri thirrje PD-së që të reflektojnë pas rekomandimeve të PE-së.

“Sharjet në Bruksel nuk i bëjnë mirë Shqipërisë. Partia Demokratike duhet të reflektojë pas rekomandimeve të Parlamentit Europian. PE i kërkoi PD-së të mos vazhdojë bojkotin dhe se duhet ta presë atë. Sqarimet mes partive në Shqipëri, jo në Bruksel”, pohoi Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë