Gazeta Si – Alkaraz ka fituar bindshëm sfidën ndaj Kordas. Kanë kaluar në fazën e 1/8-ve të ‘Roland Garros’ edhe dy monstra të pjesës së sipërme të tabelës, Gjokoviç dhe Nadal.
Numri 1 në botë, Novak Gjokoviç, mundi 6-3, 6-3 dhe 6-2 sllovenin Aljaz Bedene. Rafael Nadal kaloi pa probleme 6-3, 6-2 dhe 6-4 holandezin Botic Van De Zandschulp.
Rafa 👀 Novak
— Roland-Garros (@rolandgarros) May 28, 2022
L'Espagnol et le Serbe se sont montrés très solides hier pour se qualifier en huitièmes de finale 💪 #RolandGarros
Slloveni Bedene rezistoi vetëm 20 minuta ndaj Gjokoviç, më pas ndeshja nuk kishte histori. E njëjta gjë edhe për spanjollin Nadal. Ai e mbylli ndeshjen ndaj holandezit për 2 orë e 11 minuta.
Sfida e shumëpritur mes Karlos Alkaraz dhe Sebastian Korda u fitua 6-4, 6-4 dhe 6-2 nga spanjolli. Dy tenistët e së ardhmes zhvilluan një ndeshje shumë të bukur, ku Alkaraz triumfoi ndoshta më lehtë nga sa mendohej.
Shpejtësia në spostime dhe përqendrimi në momentet kyçe të ndeshjes i dhanë fitoren spanjollit. Po ashtu, ai ofroi më shumë variacione loje në këtë sfidë. Kordas i mungon instikti i killerit.

Pa shumë vuajtje, Alkaraz u bë padron i lojës në setin e parë, falë një ‘break’-u kirurgjikal në gejmin e 3-të. Në setin e dytë, pasi shpëtoi dy topa ‘break’, kampioni nga Mursia mori kontrollin. Në të tretin, rezistenca e Kordas zgjati shumë pak.
Alkaraz e shtoi ritmin dhe me një dopio ‘break’ e mbylli ndeshjen me një veprim spektakolar. Ndeshja zgjati 2 orë e 6 minuta. Për herë të parë në karrierë spanjolli shkon në 1/8-at e Roland Garros.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



