Lajme

Kontrolle të befasishme në Shkodër, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Shkodrës ka ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe  për kapjen e personave në kërkim.

Gjatë aksionit, Policia ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçarin Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi  policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi policia i gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56.

Gjithashtu janë shoqëruar për verifikim edhe 10 persona të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë