Lajme

Trishtim, nostalgji, melankoli… Çfarë është sindroma e ‘folesë së zbrazët’?

Sindroma e “folesë së zbrazët” është një gjendje psikologjike e dominuar nga trishtimi, nostalgjia, melankolia. Në përgjithësi kjo sindromë prek prindërit, kur fëmijët e tyre largohen nga shtëpia.
Më së shumti kjo gjendje prek gratë dhe shpesh lind nga frika e braktisjes. Për ata që vuajnë nga kjo sindromë, papritur ndihen bosh, të padobishëm dhe pa energji.
Në raste të rënda, kjo sëmundje mund të çojë në depresion të rëndë.
Ndonjëherë mund të çojë në një krizë në çift, sepse ndihmon në rishfaqjen e konflikteve të pazgjidhura ose krijon konflikte të reja. Shpesh largimi i fëmijëve nga shtëpia përkon edhe me ndarjen e shumë çifteve që e gjejnë veten sërish vetëm.

Shkaqet dhe simptomat e sindromës së “folesë së zbrazët”

Simptomat gradualisht zvogëlohen me kalimin e kohës. Studimet psikologjike tregojnë se tendenca për të vuajtur nga sindroma e “folesë së zbrazët” manifestohet nga ata që janë rritur nga të dy prindërit.
Për shkak të kësaj marrëdhënieje që u ka dhënë atyre pak autonomi dhe vetë-realizim, këta njerëz kanë vetëbesim të ulët dhe shpesh krijojnë varësi emocionale.

Si të përballeni më mirë me këtë sindromë?

Kur fëmijët vendosin të largohen nga shtëpia, ky vendim duhet pranuar si normal, pasi është pjesë e procesit evolucionar të çdo personi.
Nuk duhet t’i bëjmë ata të ndihen fajtorë për këtë zgjedhje. Është e nevojshme t’i inkurajojmë ata të fitojnë njëfarë pavarësie dhe autonomie, duke ndaluar ankthet dhe dyshimet, të cilat shpesh janë të pabaza.
Ky ndryshim mund të jetë një mundësi për të investuar kohën dhe energjinë tuaj në aktivitete dhe pasionet që janë lënë mënjanë.
Sidomos në fillim kur duhet të rikrijoni marrëdhëniet shoqërore si miq, në mënyrë që të jeni të angazhuar. Sëmundja mund të ndahet me partnerin. Përballja e problemeve në çift do të forcojnë marrëdhënien tuaj.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë