Ka ndodhur

Arrestohet në Kukës Ballist Morina, ngriti dronin kuqezi në Beograd para 8 vjetësh

Gazeta Si – Ismail Morina, i njohur ndryshe edhe si Ballist Morina, është arrestuar nga policia e Kukësit teksa po vinte nga Kosova.

Dyshohet se paraprakisht, ai është vënë në pranga, pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje. 

Akuza që rëndon ndaj Morinës, është ajo e armëmbajtjes për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015 dhe është hetuar pas tre muajsh në gjendje të lirë.

Ballist Morina u bë i njohur për publikun shqiptar, pasi ngriti dronin me flamurin kuqezi në Beograd në 14 tëtor 2014 gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2016, Serbi-Shqipëri.

Lajmi i arretimit është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të tij në “Facebook” dhe mësohet se “Ballisti” u arrestua në pikën kufitare të Morinës.

“Sot, datë 25/05/2022,ora 09:30,  autoritetet e “Rilindjes” arrestojnë Ismail Morinën në Kukës. Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhër nga Beogradi i Miladinve ndaj shpirtit te lirë. Për çdo ndodhi të mëtejshme do t’ju informojmë! Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!”, thuhet në postim.

Po ashtu, edhe Serbia e kërkon ekstradimin e tij.

Nga ana tjetër, lirimin e tij e ka kërkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë