Gazeta Si – Sa vjen dhe rriten temperaturat e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë. Tifozët holandezë dhe ata italianë kanë filluar të mbushin kryeqytetin. Shqiptarëve më shumë u intereson Roma në këtë ndeshje, pasi me të luan Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar shpesh se do të bëjë tifo për Romën dhe në faqen e tij poston vazhdimisht foto nga faqja zyrtare e skuadrës italiane.

Dy klubet finaliste, Roma dhe Fejnordi, vazhdojnë t’u bëjnë apel tifozëve për mbështetje dhje njëkohësisht për kujdes për të mos shkaktuar trazira.
Ndeshja e së mërkurës është jo pak romantike për Marash Kumbullën, mbrojtësin e Romës dhe Kombëtares shqiptare. Së fundi ai u ka bërë një tjetër apel shqiptarëve për të mbështetur atë dhe Romën.
A first look at Wednesday’s stage 🏟
— AS Roma English (@ASRomaEN) May 23, 2022
📍 Arena Kombetare, Tirana 🇦🇱
#ASRoma #UECL #UECLfinal pic.twitter.com/8PdPlzE8GI
“Po kthehem në shtëpi, na mbështesni në ‘Air Albania’, në Tirana. Forca Roma!: Ky është apeli drejtuar shqiptarëve nga Kumbulla me anë të një videoje në profilin e tij në Instagram.
Mbrojtësi ka treguar edhe fanellën e dyfishtë, me të cilën do të zbresë në fushë. Atë me numër 15 të Shqipërisë dhe natyrisht të Romës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




