Gazeta Si – Sharl Leklerk niset i pari në Çmimin e Madh të Spanjës, në garën e 6-të të Botërorit. Piloti francez zuri ‘pole position’, duke regjistruar kohën më të mirë. Pas tij vijnë Maks Vershtapen, Karlos Sainz dhe Xhorxh Rasëll.
Një rrotullim gjatë kualifikueseve mund t’i kushtonte shtrenjtë, por me një dalje sprint dhe një F1-75 në limite, Leklerk ia ka dalë. Ai ka zënë ‘pole position’ e 4-t për këtë sezon.
Ishte një paraqitje shumë e mirë e tij, pas një stonimi në daljen e parë. Më pas ai ka dhënë maksimumin për të zënë vendin e parë në nisje, që do të jetë shumë i rëndësishëm për garën e nesërme.
Në një pistë të komplikuar për shkak të temperaturave të larta, lideri i klasifikimit duhet të jetë gjithsesi i zoti për t’u mbrojtur nga Vershtapen. Holandezi do të niset nga vendi i dytë.
Drama in Q3 as Leclerc goes spinning off at Turn 14 😮
— Formula 1 (@F1) May 21, 2022
Watch all the key action from qualifying in Barcelona 🇪🇸#SpanishGP #F1
Pas tyre vjen Karlos Sainz, një djalë i shtëpisë që do të përpiqet të bëjë mirë në Montmelò. Spanjolli doli vetëm 4/10-at pas shokut të skuadrës. Në krah të tij do të jetë Mercedesi i Rasëll, i cili për pak sa nuk bëri goditjen e madhe.
Në rreshtin e tretë do të nisen Perez dhe Hemilton, të ndjekur nga Botas, Magnusen, Riçardo dhe Shumaker.
Dy pilotë big kanë ‘humbur rrugës’ në kualifikuese. I pari është Fernando Alonso, që niset i 17-i. ‘Viktima’ tjetër është Lando Norris, i 11-i. Kanë zhgënjyer edhe makinat Aston Martin me Fetel dhe Stroll.

Nesër pritet një betejë e fortë mes francezit Leklerk dhe holandezit Vershtapen, dy pilotët që po i japin bukuri këtij Botërori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




